Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Atletico udhëton në San Sebastian për të blinduar vendin e 2-të, Levante do fitoren e mbijetesës

Pas Barcelonës dhe Realit të Madridit që zbritën në fushë respektivisht në të martën dhe të mërkurën, e enjtja është dita e Atleticos së Madridit. Sot në orën 19:30 Los Colchoneros sfidojnë Real Sociedadin në një transfertë shumë delikate por që në rast fitoreje, skuadra e Simeones do të blindonte përfundimisht vendin e dytë pas humbjes së Valencias dhe barazimit të Realit por në të njëjtën kohë do ta ngushtonte në 9 pikë diferencën ndaj Barcelonës kryesuese që gjithsesi është e sigurtë në rrugën e saj drejt titullit. Ndaj Sociedadit që ka zhvilluar një nga sezonet e saj më të dobëta dhe që pak kohë më parë shkarkoi nga detyra edhe trajnerin Eusebio Sacristan, Atletico nuk do të ketë në dispozicion, Filipe Luis, Lucas Hernandez dhe sulmuesin Diego Costa. Ndaj ish skuadrës së tij që në tre javët e fundit ka ngritur kokë duke grumbulluar 7 pikë me trajnerin e ri Alguacil, Antoine Griezmann do të kërkojë golin e 20-të sezonal në La Liga. Më vonë në orën 21:30 të mbrëmjes në Supersport menjëherë pas përfundimit të sfidës Sociedad- Atletico do të keni mundësi të ndiqni një tjetër takim interesant të La Ligas, pikërisht duelin Levante-Malaga. Skuadra valenciane synon vetëm fitoren për ta thelluar sërish diferencën e pikëve ndaj La Corunas që e ndjek nga pas. Skuadra galiciane është e vetmja që mund t’i vendosë në diskutim çështjen mbijetesë Levantes. Ndaj Malagas së vendit të fundit dhe që vetëm matematika e mban akoma në lojë, Armando Sadiku pritet ta nisë ndeshjen nga stoli.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...