Atletico, zyrtarisht në Champions sezonin e ardhshëm, Sevilla barazon me Mallorcan

Atletico e Madridit zyrtarisht pjesëmarrëse në Champions League sezonin e ardhshëm. Skuadra e Simeones e arriti këtë objektiv të mbetur sezonal pas suksesit 0-2 në fushën e Elches, ku shënuan Cunha në pjesën e parë dhe de Paul në fraksionin e dytë.
Me “Los Colchoneros” tashmë në kuotën e 67 pikëve, për Betisin e Sevillas, që ka 61 pikë dhe në disfavor sfidat e drejtpërdrejta, nuk ka më as shanse matematikore për të parakaluar skuadrën e Simeones, por një fije shprese skuadrës së Pellegrinit ia dha Sevilla (66 pikë), që barazoi pa gola me Mallorcan e vendin të 18-të.
Sevillas mund të mos i mjaftoi një pikë në dy ndeshjet e mbetura për vendin e katërt, nëse Betisi arrin të marrë maksimumin e pikëve në sfidat e veta.
