Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Atmosferë derbi në Madrid, Ancelotti ka një kuriozitet për Simeonen

Atmosferë derbi në Madrid

Atmosferë derbi në Madrid. Reali ka hedhur pas krahëve suksesin në Champions ndaj Liverpoolit dhe ka kthyer vëmendjen nga derbi i kryeqytetit përballë Atleticos.

Pikërisht kampionati është kompeticioni ku Los Blancos kanë stonuar disi dhe në derbi janë të dënuar të fitojnë, për të qëndruar ende në garën për titullin kampion.

Me 8 pikë më pak se Barca, Realit nuk i lejohet asnjë hap fals dhe këtë e ka të qartë edhe trajneri Carlo Ancelotti. Në konferencën për shtyp trajneri italian foli për derbin, Simeonen, por edhe sekretin e formës së Vinicius.

Si është skuadra në prag të derbit me Atleticon e Madridit?
Jemi në formë shumë të mirë dhe me moral të lartë, pas suksesit ndaj Liverpoolit. Luajmë derbin, një ndeshje shumë speciale, të cilën duam ta fitojmë, edhe për pozitat tona në renditje. Do të jetë një ndeshje e bukur, pasi të dy skuadrat do të kërkojnë fitoren. Të shohim si do të shkojë.

Lexo edhe

Mos ndoshta ky Real tregon më shumë vëmendje në Champions?
Dihet rëndësia e Ligës së Kampionëve për një klub si Reali i Madridit, që kërkon të dominojë gjithmonë. Megjithatë ne duam të fitojmë edhe në kampionat, ndaj nesër do të kërkojmë tre pikët për të qëndruar në garë për titullin kampion.

Cili është sekreti i formës së Vinicius?
Nuk dëmtohet kurrë. Kjo është padyshim gjenetike, falë prindërve të tij, por edhe falë profesionalizmit. Është një djalë që stërvitet shumë mirë dhe kujdeset gjithmonë për veten.

Çfarë mund të mësojë Simeone nga një trajner si Ancelotti?
Ai e do futbollin njësoj si unë dhe ndoshta nuk ka asgjë për të mësuar. Do të doja të punonim disa kohë bashkë, për të njohur edhe më mirë njëri-tjetrin. Do të doja gjithashtu të dija se si po e përgatit derbin ndaj nesh.

Derbi i Madridit Real-Atletico do të startojë nesër në orën 18:30 dhe do të transmetohet ekskluzivisht në ekranin e SuperSport 2…

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...