Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Atmosferë derbi, Politano: Mezi pres të zbres në fushë

Matteo Politano është një nga blerjet e verës te Interi, që së bashku me belgun Nainggolan dhe ganezin Kwadwo Asamoah, kanë gjetur më shumë minuta në këtë fillim sezoni, duke bindur me paraqitjet e tyre.

Ish sulmuesi i Sassuolos është preferuar shpesh nga Spalletti në krahun e djathtë të sulmit dhe ka lënë pas veten në hierarki Antonio Candrevën, por edhe senegalezin e ardhur në huazim nga Monaco, Keita Balde.

Në një intervistë për mediat zikaltër, Politano ka folur për derbin e Milanos, pro edhe për javën “e nxehtë”, që shikon Interin të impenjohet ndaj Milanit, Barcelonës dhe më pas Lazios, të tre sfidat brenda një jave.

Si përgatitet një sfidë e tillë?
Te Interi të gjitha sfidat përgatiten njësoj, pasi luajmë gjithmonë për të marrë 3 pikët. Pastaj kuptohet që është një derbi dhe karikimi shtohet ndjeshëm te lojtarët.

Luani ndeshjen e parë ndaj Milanit, me fanellën zikaltër…
Jam shumë i entuziazmuar dhe mezi pres të vijë e diela. Ndihet kudo atmosfera e derbit dhe jam krenar që do të kem mundësinë të shprehem si protagonist në fushë. Mezi pres të luajmë.

Çfarë sfide pret të dielën në mbrëmje?
Vijmë nga një moment i mirë, ashtu si edhe Milani, ndaj pres një sfidë shumë të ekuilibruar. Për të tjerat, si çdo derbi, edhe ky nuk ka favorit.

Milan, Barcelona dhe Lazio, të treja në një javë…
E vërtetë, por ne jemi të përqendruar vetëm te derbi. Duam të marrim maksimumin këtu, për të lumturuar edhe tifozërinë tonë, ndërsa më pas do të fillojmë të mendojmë për ndeshjen e radhës.

Keni një apel për tifozërinë?
Tifozëria zikaltër është e jashtëzakonshme dhe këtë e konfirmojnë edhe shifrat. Janë gjithmonë aty për të mbushur shkallët e stadiumit dhe për të na mbështetur gjatë gjithë 90 minutave. Duam t’i bëjmë të lumtur jo vetëm me fitoren në derbi.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...