Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Atmosferë spektakolare, tifozët përcjellin Kosovën drejt Shkupit (Foto)

Përfaqësuesja e Kosovës ka udhëtuar paraditen e sotme drejt Maqedonisë së Veriut, ku nesër do të luajë ndeshjen më të rëndësishme të historisë së saj të shkurtër që prej themelimit, play off-in për pjesëmarrjen në Kampionatin Europian.

Sfida mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut do të luhet nesër në “Tose Proeski” të Shkupit, pa praninë e tifozëve për shkak të pandemisë Covid-19, megjithatë fansat kanë karikuar maksimalisht futbollistët dardanë në rrugën drejt kryeqytetit maqedonas.

Disa qindra nxënës shkolle dhe qytetarë nga hani i Elezit kanë dalë në të dy anët e rrugës pranë doganës, duke valëvitur flamuj kuqezi, por edhe ata të shtetit të Kosovës, ndërsa një pjesë e tifo-grupit “Dardanët” ishin grumbulluar pranë kufirit me Maqedoninë për të shprehur mbështetjen ndaj futbollistëve.

Autobusi ku udhëtonin “Dardanët” u ndal para se të kalonte kufirin, ndërsa nga autobusi zbritën kreu i FFK-së Ademi dhe 4 futbollistë si Atdhe Nuhiu, Benjamin Kololli, Herolind Shala e Valon Berisha, të cilët përshëndetën tifozët në rrugë për atmosferën e krijuar.

Ndërkohë nuk munguan as thirrjet inkurajuese si “Duam Fitore” apo “O sa mirë me qenë shqiptar”, ndërsa fishek-zjarret e tymueset e bënë edhe më spektakolare atmosferën në Hanin e Elezit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...