Tenis

ATP Dubai/ Rikthehet Federer, e nis me fitore ndaj gjermanit Kohlschreiber

Filloi në Emiratet e Bashkuara Arabe turneu i Dubait, një ndër turnetë më të rëndësishëm 500 të sezonit në Federatën ATP. U rikthye pas pesë javësh në aktivitet Roger Federer, pikërisht tenisti më i suksesshëm i turneut të përvitshëm, që zhvillohet si zakonisht në Lindjen e Mesme në këtë pjesë të vitit.

37-vjeçari zviceran, që në Dubai ka fituar 7 nga 9 finalet e zhvilluara, pati nevojë për tre sete për të eliminuar tenistin gjerman Philipp Kohlschreiber. Veterani helvet, që pas turneut të parë Slam të vitit në Melbourne Park ka rrëshqitur në pozicionin e shtatë në renditjen botërore, e theu në servis 35-vjeçarin gjerman, që në game-n hapës, ndërsa më pas dy tenistët ruajtën pa probleme radhën e tyre të shërbimeve.

Tenisti bavarez kishte humbur 13 nga 13 ndeshjet që kishin luajtur më parë ndërmjet tyre, duke fituar vetëm tre sete gjithsej, sidoqoftë në setin e dytë Kohlschreiber “fluturoi” pa humbur kohë në 3-0 dhe pavarësisht rikuperimit të përkohshëm të tenistit nga Bazeli, Kohlschreiber ruajti qetësinë për të barazuar shifrat.

Në setin final ishte radha e Federerit për të ndëshkuar kundërshtarin me break që në start dhe në vijim Roger nuk i la më asgjë tenistit gjerman, për të mbyllur në fund krejt takimin me rezultatin 6-4, 3-6, 6-1 në diçka më tepër se një orë e gjysmë lojë. Në turin e dytë Federer do të përballet me spanjollin Fernando Verdasco që përmbysi disavantazhin e setit të parë ndaj italianit Thomas Fabbiano.

Numri 19 i botës, Nikoloz Basilashvili eliminoi 6-4, 6-1 numrin 12 të klasifikimit ATP, tenistin rus Karen Kachanov, ndërsa në fund të ditës kampioni në fuqi tenisti iberik Roberto Bautista-Agut kaloi me sukses 6-4, 6-3 numrin 137 të botës, tenistin indian Ramkumar Ramanathan dhe në raundin tjetër 30-vjeçari spanjoll do të masë forcat pikërisht me gjeorgjianin Basilashvili.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency