Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

“ATP Finals”/ Alcaraz kalon me lehtësi Rublev, Medvedev vuan ndaj Zverev

Kanë përfunduar ndeshjet e dyta të grupit B, në turneun “ATP Finals” në tenis. Carlos Alcaraz mori fitoren e parë në këtë kompeticion, duke mundur me rezultatin 2-0 (7-5, 6-2) rusin Andrey Rublev.

Sfida nisi e vështirë për talentin spanjoll, por ai arriti ta fitonte setin e parë. Në të dytin, Rublev nuk ia doli të reagonte ndaj 20-vjeçarit duke u dorëzuar shumë shpejt. Me takimin që u mbyll pas vetëm 1 orë e 15 minutave lojë.

Në përballjen tjetër të grupit B, Daniil Medvedev konfirmoi veten, teksa fitoi sërish. Kësaj radhe ndaj Aleksander Zverev me rezultatin 2-0 (7-6, 6-4). Ndeshja ishte shumë e fortë, me setin e parë që kishte nevojë për raundin e “tie-break”.

Lexo edhe: 

Në setin e dytë Zverev ishte goxha më kërkues, por dueli u mbyll më fitoren e Medvedev, i cili regjistroi suksesin e dytë radhazi në këtë event.

Ndeshjet e treta dhe të fundit në grup, do të jenë ato mes Alcaraz-Medvedvev dhe Zverev-Rublev, që do të përcaktojnë edhe dyshen që do të kalojë në raundin me eliminim direkt.

Turneu i “ATP Finals” është aktiviteti i radhës që po transmetohet live dhe ekskluzivisht vetëm në kanalet e SuperSport/DigitAlb. Eventi që po zhvillohet në Torino, ka ngritur siparin më datë 12 nëntor.

Të gjithë të apasionuarit pas sportit të tenisit do të kenë mundësinë që deri në datën 19 nëntor të shijojnë emocionet e këtyre takimeve.

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Euro 2024

Kroacia do të jetë kundërshtari i radhës për Shqipërinë në Grupin B të Euro2024. Skuadra kuqezi vjen pas humbjes me Italinë, por pa humbur...

Euro 2024

Nedim Bajrami hyri në historinë e Kampionatit Evropian me golin e shënuar ndaj Italisë, në ndeshjen debutuese të Shqipërisë në eventin e futbollit që...