Tenis

ATP Finals/ Dominic Thiem, i pari që kualifikohet në gjysmëfinale

Përgatiti: Alked Gjebrea

Fitorja e vështirë e tenistit grek Stefanos Tsitsipas ndaj rusit Andrey Rublev i hapi rrugën nënkampionit në fuqi Dominic Thiem për t’u kualifikuar për në fazën gjysmëfinale të edicionit të 51-të të turneut të tetë tenistëve më të mirë të sezonit, pra ATP Finals. Është viti i 50-vjetorit për një aktivitet të tillë, që renditet në vendin e dytë për nga rëndësia, pas vetëm turneve të Grand Slam-it, sepse sic dihet fituesi në një kompeticion të tillë mund të përfitojë nga 1 300 deri në 1 500 pikë gjithsej.

Vetëm në një rast në historinë e tetë tenistëve më të mirë të vitit ka ndodhur që një tenist të kalojë në fazën gjysmëfinale me vetëm një fitore nga faza e grupeve. Në vitin 2006 David Nalbandian u mund në tri sete nga Roger Federer dhe Ivan Ljubicic, e tenisti argjentinas ia doli të kualifikohet mes katër më të mirëve, teksa mposhti në vetëm dy sete amerikanin Andy Roddick, sidoqoftë kampioni në fuqi i atij edicioni e eliminua më pas që në gjysmëfinale, teksa u mund thellë në atë fazë nga tenisti nga Shtetet e Bashkuara, James Blake.

Një vit më parë Dominic Thiem u thye në finale pikërisht nga tenisti grek, që i ktheu në “O2 Arena” disavantazhin e setit hapës, për të ngritur më pas trofeun, falë sukesit 7-4 në “tie break”-un e setit përcaktues, ndërsa këtë herë është pikërisht 22-vjeçari nga Athina që i jep një dorë tenistit austriak, për t’u bërë në këtë mënyrë edhe sportisti i parë që kalon për në katërshen e tenistëve, që më pas do të rivalizojnë për titullin e sivjetshëm.

Më herët Domi hodhi një hap të sigurtë pas triumfit në vetëm dy sete ndaj numrit 2 të botës, Rafael Nadal, në një ndeshje me nivel vërtet shumë të lartë, që prodhoi pikë të mrekullueshme dhe i pati të gjitha brenda, sidoqoftë zyrtarizimi erdhi vetëm në mbrëmje, kur numri 6 i botës ia doli mbanë për t’i anuluar një mundësi për ndeshjen tenistit rus, pikërisht në “tie break”-un e setit final.

Përpara fillimit të këtij turneu kampioni në fuqi deklaroi plot pompozitet se ndihej aq mirë në kryeqytetin e Mbretërisë së Bashkuar sa mund ta fitonte turneun londinez të fundvitit pa humbur asnjë set. Një gjë është e sigurtë, nëse do të ndodhë kjo dëshirë e tenistit të ri ballkanas do të realizohet jo vetëm me set por gjithashtu edhe me ndeshje të humbur.

Tenisti helen ka një histori vërtet shumë të bukur, pasi Stefanos Tsitsipas ia doli mbanë për të fituar në vitet e tij të debutimit në 2018 e 2019, si në Milano në turneun e tenistëve të rinj, pra Next Generation ATP Finals, ashtu edhe në Londër në turneun e tetë tenistëve më të mirë të sezonit, pra ATP Finals, gjithsesi humbja e ditës së dielë, në takimin hapës me austriakun Dominic Thiem, ia vështirësoi ndjeshëm gjërat 22-vjeçarit nga Athina, kështu që numri 6 i botës ishte i shtrënguar për të mposhtur në takimin e dytë numrin 8 në rruzull Andrey Rublev.

Në turneun përmbyllës të tetë tenistëve më të mirë të sezonit nuk ka ndeshje të thjeshta dhe shembulli më i qartë është pikërisht dueli Tsitsipas – Rublev. Pasi asfaltoi 6-1 tenistin rus në setin hapës, u duk sikur në vijim gjithçka  do të ishte e lehtë për të, por në vazhdim 23-vjeçari moskovit i rrëmbeu shërbimet kampionit në fuqi pikërisht në game-n e fundit, për të mbyllur historinë e setit të dytë me shifrat 6-4 dhe shtyrë llogaritë e kësaj sfide për në setin final.

Debutuesi Andrey Rublev i anuloi plot 5 mundësi për break Tsitsipasit në game-n e tretë të këtij seti, game më i gjatë i këtij dueli me plot 16 pikë në total dhe më pas tenisti moskovit fluturoi në avantazhin 6-5 në tie break, sidoqoftë 23-vjeçari që deri atëherë kishte prodhuar vetëm një gabim në shërbim vuajti natyrshëm mungesën e eksperiencës, teksa shkaktoi dopio faull pikërisht në momentin që shërbente vetë në “match point”.

Tenisti grek përfitoi në maksimum nga kjo situatë për të mbyllur gjithçka duke fituar edhe tri pikët e fundit të ndeshjes. Edhe nëse do të ishte mundur në tri sete, përsëri Tsitsipas do të kishte shpresa për të bërë më tej, me një fitore ndaj Rafës, por sidoqoftë asgjë nuk do të ishtë më në dorën e tij, në rast të një suksesi të mundshëm të tenistit moskovit ndaj 27-vjeçarit nga Wiener Neustadt. Këto mbeten gjithsesi hamendësime, sepse pas suksesit të Tsitsipasit me Rublevin në takimin e dytë tani Dominic Thiem u kualifikua menjëherë, duke u pozicionuar automatikisht në vendin e parë. Domi do të presë tenistin që do të klasifikohet i dyti në Grupin “Tokyo 1970”, ndërsa emri i dytë nga grupi “London 2020” do të dalë nga fituesi i sfidës Rafael Nadal – Stefanos Tsitsipas, që do të mbahet të enjten në mbrëmje, në orën 21:00.

34-vjeçari nga Majorka rrezikon vërtet shumë, për më tepër edhe edicionin e shkuar Rafa u eliminua që në fazën e grupeve. Sezonin e kaluar tenisti spanjoll fitoi 2 nga ndeshjet në dispozicion në grupin e quajtur Andre Agassi, megjithatë për Rafën rezultoi fatale pikërisht humbja në vetëm dy sete me gjermanin Alexander Zverev, që vjet u paraqit në Londër me petkun e kampionit në fuqi.

Pas disfatës me austriakun Dominic Thiem, Nadali deklaroi se ishte shumë i kënaqur me lojën e tij dhe për hir të së vërtetës të dy setet Domi i fitoi me tie break, madje në setin hapës në lojën përcaktuese Rafa kryesonte 5-2, ndërsa në setin pasardhës tenisti i famshëm iberik ishte i pari që ia doli mbanë për të siguruar një game me break. Kjo ndoshta mund të jetë mundësia e fundit për Nadalin për të shënuar emrin në një nga trofetë e vetëm që i mungon në karrierë, gjithsesi veterani spanjoll kryeson 5-1 bilancin e përgjithshëm me tenistin helen, madje në Londër po në të njëjtën arenë numri 2 i botës ka fituar gjithashtu edhe të vetmen përballje ndërmjet tyre në salla të mbyllura, falë suksesit të vjetshëm 6-7, 6-4, 7-5 në fazën e grupeve, një takim që zgjati afërsisht tre orë, ku në fakt tenistit nga Athina i mjaftonte thjesht një set.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency