Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

Atp Finals, Federer mposht Zverer dhe kalon në gjysmëfinale

Roger Federer kualifikohet në gjysmëfinale të Atp Finals. Favorit për të triumfuar në këtë turne, numri 2 në botë mposhti 2-1 me sete, 7-6, 5-7 dhe 6-1 20 -vjecarin gjerman Alexander Zverev, i cili e vuri në vështirësi serioze zvicëranin në dy setet e para, por u dorëzua pa kushte në setin e tretë, duke marrë vetëm një gejm.

Fillimi i ndeshjes rezultoi i vështirë për 36-vjecarin, i cili diti të reagonte me autoritet, duke i anuluar më pas një set-point në “tie beak” kundërshtarit, për të fituar në fund 8-6.

Në setin e dytë Zverev, edhe pse u thye në shërbim që në gejmin e parë, ariti të merrte avantazhin pasi Federer dështoi në shërbimet e tij në gejmin e katërt dhe të 12-të.

Seti final nuk pati histori. Talenti gjerman mori vetëm gejmin e parë, me Federer që fitoi lehtësisht në vetëm 32 minuta lojë 6-1 dhe të gjithë ndeshjen 2-1 me sete.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...