Tenis

ATP Montecarlo/ Djokoviç kualifikohet me vuajtje, eliminohen Cilic dhe Wawrinka

Novak Djokoviç vuan, por arrin të kualifikohet për në raundin e tretë të turneut “Masters” të Montecarlos. Numri një i botës mundi gjermanin Kohlschreiber 2-1, duke regjistruar fitoren e tij të 850. Tenisti serb e mbylli setin e parë në favorin e tij, duke e fituar 6-3, por Kohlschreiber iu përgjigj në të dytin që e fitoi 6-4, duke e çuar sfidën në setin e fundit, ku ishte Djokoviç ai që bëri më mirë, pasi e mbylli atë 6-4 dhe krejt ndeshjen 2-1, pas dy orë e 36 minutave lojë.

Surprizat e ditës në këtë turne i dhuruan Marin Çiliç dhe Stanislav Wawrinka, që i thanë lamtumirën “Master”-it. Kroati Çiliç u mund në raundin e dytë nga Guido Pella, me rezultatin 2-1. Argjentinasi fitoi setin e parë 6-3, por Çiliç barazoi rezultatin duke fituar të dytin me “tie break”, 7-6. Në setin e fundit, Pella dominoi mbi Çiliç duke e fituar atë 6-1 dhe krejt sfidën 2-1.

Wawrinka u befasua nga Marco Cecchinato. Zvicerani e nisi në mënyrë perfekte sfidën, teksa fitoi setin e parë 6-0, por italiani nuk u dorëzua dhe në fund bëri përmbysjen, duke fituar setin e dytë 7-5 dhe atë final 6-3, për të fituar krejt sfidën me rezultatin 2-1.

Fitore në raundin e dytë të turneut “Masters” të Monacos shënuan edhe Çoriç e Sonego, që mundën respektivisht spanjollin Munar dhe rusin Khachanov.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency