Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

ATP Pekin/ Kroati Çoriç mposhtet nga veterani spanjoll

Në pritje të Mastersit të Shangait pjesa më e madhe e tenistëve është zhvendosur në Lindjen e Largët, për dy turnetë 500 që zhvillohen si zakonisht në fillimin e muajit tetor në këtë anë të globit. Bëhet fjalë për Turneun e Pekinit dhe atë të Tokios, sidoqoftë të pasionuarit e këtij sporti gjatë gjithë kësaj jave kanë rastin për të ndjekur në Supersport pikërisht turneun e përvitshëm që zhvillohet në kryeqytetin kinez, aktivitet ku siç dihet do të mungojnë Rafel Nadal dhe britaniku Andy Murray.

Tre tenistët kryesorë sivjet në Kinë janë Juan Martin del Potro, Alexander Zverev dhe Grigor Dimitrov, gjithsesi në Pekin edicioni i 19 filloi menjëherë me surpriza, pasi kroati Borna Çoriç u eliminua që në turin e parë nga veterani spanjoll Feliciano Lopez. 37-vjeçari nga Toledo fitoi setin hapës 7-5, një set tepër i rivalizuar, ku u regjistruan plot pesë game me break. Numri 18 i botës, reagoi mirë në setin pasardhës, duke i rrëmbyer shërbimet tenistit iberik pikërisht në game-n e 12, për të barazuar kështu edhe gjendjen e seteve.

Të gjithë setet u mbyllën me rezultatin e njëjtë 7-5, megjithatë 21-vjecari nga Zagrebi nuk do ta harrojë lehtë setin e tretë të këtij takimi, pasi në game-n e 10 Borna Çoriç pati plot tre mundësi për të mbyllur ndeshjen me shërbimet e kundërshtarit. Tenisti kroat vuajti menjëherë pasojat, pasi në game-n pasardhës numri 71 i botës që u paraqit në këtë turne falë një ftese të marrë në momentet e fundit nga organizatorët, pa humbur kohë e theu në servis kundërshtarin e tij, për të mbyllur gjithçka në 2 orë 43 minuta lojë.

Kjo ishte njëherësh edhe ndeshja më e gjatë e ditës së parë, gjithsesi në takimin e dytë Karen Kachanov u mjaftua thjesht me dy sete, për të siguruar biletën për në raundin e dytë. 22-vjeçari moskovit i rrëmbeu shërbimet që në fillim të takimit tenistit kalifornian Sam Querrey, që ka rrëshqitur në pozicionin e 54 në renditjen ATP, pra 30 vende poshtë tenistit rus, për të mbyllur llogaritë e setit hapës 6-4, sidoqoftë i njëjti rezultat u përsërit edhe në setin tjetër, ndonëse 30-vjeçari nga Shtetet e Bashkuara kryesoi fillimisht me rezultatin 2-0.

Interesant ishte gjithashtu edhe dueli Marton Fucsovics-Andreas Seppi, me dy tenistët që klasifikoheshin ngjitur me njëri-tjetrin, respektivisht në vendet 45 e 46 në renditjen botërore, megjithatë 26-vjeçari maxhar përfundoi gjithë takimin me shifrat 6-3, 6-4. U kualifikua gjithashtu për në turin e dytë edhe tenisti më i mirë britanik, Kyle Edmund që pati nevojë për set final për të mposhtur gjermanin Peter Gojowczyk. Numri 16 i botës humbi setin e parë 6-3, por rikuperoi gjithçka duke lëshuar në vazhdim vetëm tre game gjithsej.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...