Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

ATP Shanghai/ Federer e Djokoviç kalojnë në gjysmëfinale

Roger Federer mundi në çerekfinale tenistin japonez Kei Nishikori dhe veterani zviceran tashmë kualifikohet mes katër më të mirëve të turneut të Shangait. 37-vjeçari helvet që në Mastersin Kinez është njëkohësisht edhe kampioni në fuqi, tregoi shenja të qarta përmirësimi në aspektin e lojës, pas problemeve në sfidat me kundërshtarë si Medvedev dhe Bautista Agut, duke zmbrapsur në këtë ndeshje çdo tentativë të numrit 12 të botës, për të mbyllur më pas gjithçka në vetëm dy sete.

Dy tenistët kishin plot 20 muaj pa u ndeshur ndërmjet tyre, që nga faza e 1/8-ave në Australian Open, vitin e kaluar, kur për hir të së vërtetës Roger pati nevojë për pesë sete për të thyer qëndresën e tenistit japonez, gjithsesi pasi fitoi shortin, veterani zviceran i la radhën e shërbimeve pikërisht kundërshtarit, zgjedhje efikase që dha menjëherë rezultat, sepse Federer pa humbur kohë e vuri tenistin aziatik në presion dhe e mposhti në vijim Nishikorin në servis që në game-n hapës, në një lojë që zgjati 10 minuta.

D herë kampioni i Mastersit të Shangait konsolidoi pozitat e tij, teksa i rrëmbeu sërish shërbimet Nishit në game-n e pestë, sidoqoftë pavarësisht kundërbreak-ut të menjëhershëm të 28-vjeçarit japonez, Roger Federer e administroi mirë epërsinë e krijuar, për të fituar setin hapës me rezultatin 6-4, në 47′ lojë. Seti i dytë zgjati më shumë se një orë dhe ishte shumë më i rivalizuar, e ndonëse humbi shërbimet që në game-n e parë Nishikori nuk u dorëzua aspak. 37-vjeçari nga Bazeli që kryesonte 5-2 bilancin ndërmjet tyre u thye në servis në game-n e gjashtë dhe dy tenistët zhvilluan një ndeshje intensive, të një niveli shumë të lartë.

Tenisti japonez që në setin hapës prodhoi vetëm 6 goditje fituese gjithsej në setin pasardhës regjistroi plot 21 të tilla, sidoqoftë ndonëse kishte avantazhin e një mini break-u dhe udhëhoqi 4-1 në tie break humbi gjashtë pikë radhazi, duke humbur kështu gjithë takimin me shifrat 6-4, 7-6. Roger Federer do të përballet për herë të tretë gjatë këtij viti me kroatin Borna Çoriç, pasi në çerekfinalen tjetër numri 19 i botës triumfoi 7-5, 6-4 në afërsisht një orë e gjysmë ndaj australianit Matthew Ebden. Çoriç ka humbur 2 nga 3 sfidat me tenistin zviceran, por gjithsesi në duelin e fundit mes tyre 21-vjeçari nga Zagrebi përmbysi disavantazhin e setit të parë për të mposhtur Federerin pikërisht në finalen e turneut të Halles.

Në gjysmëfinale u kualifikua gjithashtu edhe Novak Djokoviç. Numri 3 i botës e njëkohësisht edhe 3 herë kampion në Mastersin e Shangait Djokoviç tani është vetëm një fitore larg numrit 2 të botës dhe rokadës në këtë pozicion me veteranin helvet, teksa regjistroi fitoren e 16 rresht, duke mundur 7-6, 6-3 tenistin nga Afrika e Jugut Kevin Anderson. Sidoqoftë në turin tjetër tenistin serb nuk e pret një mision i lehtë, duke patur parasysh që në fazën gjysmëfinale do të masë forcat me një kundërshtar si Alexander Zverev, të cilin nuk e ka mundur kurrë, për më tepër 21-vjeçari nga Hamburgu që aktualisht renditet i pesti në botë, në Kinë nuk ka humbur ende asnjë set dhe ditën e premte kaloi me lehtësi në vetëm dy sete tenistin britanik Kyle Edmund.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...