Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

ATP Shanghai/ Federer kualifikohet me vuajtje përballë moskovitit Medvedev

Ndryshe nga ditët e mëparshme Mastersi i Shanghai-t vazhdoi pa surpriza, megjithëse Roger Federer rrezikoi shumë dhe i mbijetoi një dueli tepër të vështirë me tenistin rus Danii Medvedev. Numri 2 i botës dhe njëkohësisht edhe kampioni në fuqi në këtë pjesë të Kinës zbriti në fushën qendrore për të filluar mbrojtjen e titullit, megjithatë veterani zviceran djersiti shumë dhe pati nevojë për tre sete për të thyer qëndresën e 22-vjecarit moskovit.

Roger e nisi mirë takimin duke kryesuar pa humbur kohë 2-0, sidoqoftë numri 22 i botës dhe njëherësh edhe tenisti më i mirë rus në klasifikimin ATP rikuperoi menjëherë, për të udhëhequr 3-2. Falë përqindjeve të larta në shërbim si dhe goditjeve fituese 37-vjecari nga Baseli ia doli mbanë për të marrë 4 nga 5 game-t në vazhdim, duke mbyllur në vetëm 34′ llogaritë e setit hapës.

Në setin pasardhës 2 herë fituesi i turneut të Shanghai-t pati një mundësi të mirë për të thyer kundërshtarin në servis që në game-n e tretë, gjithsesi tenisti rus reagoi mirë, madje i rrëmbeu shërbimet Federerit pikërisht në game-n e 10, për të barazuar gjithçka, në një set ku Medvedev bëri vetëm tre gabime gjithsej dhe regjistroi plot 16 goditje fituese.

Seti final ishte edhe seti më i bukur dhe Daniil Medvedev që ditën e dielë mposhti në finalen e turneut të Tokios japonezin Kei Nishikori ishte shumë pranë një game me break, sidoqoftë në fund falë eksperiencës së madhe dhe mbështetjes së jashtëzakonshme të publikut të vendas Roger Federer arriti t’i rrëmbejë shërbimet 22-vjeçarit moskovit në game-n e nëntë, për të mbyllur gjithë takimin me shifrat 6-4, 4-6, 6-4 në afërsisht dy orë.

Kjo ishte përballja e parë ndërmjet tyre, gjithsesi në turin e tretë veterani helvet do të masë forcat me numrin 28 të botës, spanjollin Roberto Bautista Agut, që përmbysi disavantazhin e setit hapës për të mundur tenistin nga Shtetet e Bashkuara Mackenzie McDonald. Për tre sete në këtë fazë kishte nevojë gjithashtu edhe tenisti japonez Kei Nishikori në sfidën me adoleshentin vendas Yibing Wu.

Ndonëse pozicionohet në vendin e 415 në renditjen botërore tenisti kinez e theu dy herë në shërbim tenistin japonez, gjithsesi në vazhdim numri 12 i botës humbi vetëm tre game gjithsej, për të mbyllur gjithçka me shifrat 3-6, 6-0, 6-3 dhe në raundin tjetër Nishikori do të përballet me tenistin kalifornian Sam Querrey, që nga ana e tij mundi 7-5 në setin final, në derbin amerikan, bashkëkombësin Taylor Fritz.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...