Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

ATP Toronto/ Nadal kalon në gjysmëfinale, sot përcaktohet finalisti i parë

Rafael Nadal arriti të kualifikohet për në fazën gjysmëfinale të turneut të tenisit në Toronto të Kanadasë. Numri 1 i renditjes botërore të këtij sporti, mposhti me rezultatin 2-1 në çerekfinale, kroatin Mario Cilic, i cili renditet i 7-i në klasifikimin e përgjithshëm.

Në një ndeshje që zgjati 2 orë e 21 minuta, ishte kroati që fitoi setin e parë me rezultatin 6-2, por më pas Nadal reagoi duke fituar dy setet e tjerë me të njëjtin rezultat, 6-4.

Tashmë në gjysmëfinale, tenisti spanjoll do të përballet me rusin Khachanov, i cili renditet në vendin e 38 të klasifikimit botëror të tenisit. Khachanov mposhti në çerekfiale holandezin Haas, falë rezultatit të pastër 2-0, në një ndeshje që zgjati më pak se një orë.

Ndërkohë sot në mbrëmje do të përcaktohet edhe finalisti i parë i këtij turneu, që do të jetë njëri mes grekut Tsitsipas dhe afrikano-jugorit Anderson. Sfida mes tyre do të startojë në orën 21:00 dhe do të transmetohet në Supersport 4, ashtu si i gjithë turneu i Torontos.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...