Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

ATP World Tour Finals/ Zverev mposht Cilic dhe merr fitoren e parë

Alexander Zverev siguroi fitoren e parë në turneun përmbyllës të sezonit ATP World Tour Finals, falë suksesit në vetëm dy sete ndaj numrit 7 të botës Marin Cilic. 21-vjeçari gjerman që ka fituar më shumë ndeshje se çdo tenist tjetër gjatë vitit 2018, plot 58, pati probleme fizike në Mastersin e Parisit, në fazën çerekfinale në përballjen me 22-vjeçarin moskovit Karen Khachanov, megjithatë këtë herë Sasha ruajti qetësinë dhe ndonëse u gjend disa herë në vështirësi numri 5 i botës arriti të fitojë gjithë takimin në dy sete me tie break.

Në kryeqytetin britanik, në “O2 Arena”, 21-vjeçari nga Hamburgu mori dy pikët e para të ndeshjes, sidoqoftë tenisti kroat e mblodhi shpejt veten dhe udhëhoqi 3-0 me game. Marin Cilic merr pjesë për herë të katërt në finalet e sezonit, në turneun e tetë më të mirëve të vitit dhe kurioz është fakti që numri 7 i botës kishte fituar vetëm 1 nga 9 ndeshjet e zhvilluara në këtë kompeticion, gjithsesi arsyet u kuptuan pak a shumë që në setin hapës kur 30-vjeçari dështoi për të mbyllur llogaritë, ndonëse kryesonte 5-2.

Nën vëzhgimin e rreptë të trajnerit Ivan Lendl dhe babait të tij, tre herë Zverev shërbeu me sukses për të qëndruar në setin e parë dhe pavarësisht se Cilic i anuloi dy mundësi në tie break në fund Sasha arriti të përfundojë setin me rezultatin 7-5. Cilic kishte fituar takimin e parë ndërmjet tyre në Washington, në vitin 2015, por që nga ajo kohë tenisti gjerman e mundi pesë herë radhazi tenistin nga Medugorje, ku përfshihet edhe takimi i fundit në Mastersin e Romës. Në Qytetin e Përjetshëm në Foro Italico dy tenistët luajtën një tie break tepër emocionues me plot 28 pikë gjithsej, sidoqoftë në Londër si për ironi të fatit edhe seti i dytë pati nevojë për një mbyllje të tillë.

Në përfundim Zverev fitoi pa shumë probleme 7-1, duke mbyllur krejt ndeshjen në 2h 09′. Tenisti nga Hamburgu që preferoi për të mos marrë pjesë për herë të dytë rresht në turneun e 21-vjeçarëve më të mirë të sezonit, Next Generation ATP Finals, që u fitua javën e kaluar nga tenisti grek Stefanos Tsitsipas, edhe sezonin e kaluar e pati mundur në finalet e sezonit në tre sete tenistin kroat, por gjithsesi ishte fitorja e vetme e Sashës, që në vitin 2017 dështoi për t’u kualifikuar mes katër më të mirëve. Këtë herë numri 5 i botës ka mundësi të shkëlqyera për të kaluar në fazën gjysmëfinale, ndonëse në Grupin e Parë, grupin e quajtur Guga Kuerten bën pjesë përveç gjigantit nga Shtetet e Bashkuara John Isner gjithashtu edhe numri 1 i botës, Novak Djokoviç.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...