Një sulmues italo-ganez për Vllazninë. Klubi shkodran ka zyrtarizuar këtë të hënë arritjen e marrëveshjes me futbollistin Charles Atsina, 28 vjecar, që vjen nga kampionati lituanez. Lajmi është zyrtarizuar dhe nga kuqeblutë në faqen e tyre në facebook ku bëhet e ditur se është arritur një marrëveshje 1 vjecare me sulmuesin me opsion rinovimi për një tjetër vit. Atsina është një futbollist që karrierën e ka nisur në Itali në kategorinë e katërt, ndërsa më pas ka patur disa përvoja në Spanjë me Alcorcon, në Gjermani me skuadra rajonale në Estoni në kategorinë e tretë dhe së fundmi ka luajtur në Lituani në kategorinë e dytë të këtij vendi. Ardhja te Vllaznia mund të konsiderohet dhe si një mundësi për sulmuesin 28 vjecar, pasi fakti që do të luajë në Superiore mund të quhet dhe arritja më e madhe në karrierën e tij duke qenë se gjithmonë është aktivizuar në kategori të ulta në vendet ku ka luajtur.
