Connect with us

Hi, what are you looking for?

Francë

Aubameyang e mbyll me Chelsea-n, arrin akordin me Marseille

Pierre-Emerick Aubameyang mbyll përfundimisht aventurën me Chelsea-n.

Ish-sulmuesi i Arsenal ka arritur marrëveshjen me Marseille, me lojtarin i cili është dakordsuar me kushtet e ofruara nga klubi marsejez dhe mediet franceze raportojnë se janë planifikuar edhe testet mjekësore, me sulmuesin që do të zbarkojë të enjten.

Lexo edhe: 

34-vjeçari do të largohet kështu nga Chelsea me parametra zero dhe do të rikthehet në Francë pothuajse pas një dekade, pasi më parë, sulmuesi është aktivizuar me St-Etienne, Lille, Dijon dhe Monaco.

Pas zyrtarizimit të Pochettino-s në stolin e londinezëve, Aubameyang ishte informuar se nuk bënte pjesë në planet e trajnerit argjentinas.

Sezonin e kaluar ai luajti në 21 ndeshje dhe shënoi 3 gola, ndërsa u rikthye pas aventurës së shkurtër te Barcelona.

Aubameyang do të firmosë një kontratë tre vjeçare me Marseille, me klubin francez që pasuron repartin e sulmit me më shumë eksperiencë, ndonëse Sanchez mund të largohet gjatë kësaj merkatoje.

Tashmë pritet vetëm që palët të firmosin kontratën dhe sulmuesi të zbres në fushën e lojës dhe të nisë aventurën e re nën urdhrat e trajneri Marcelino, pasi sezoni i ri është në horizont.

Lajme të tjera

Serie A

Aventura e Walter Mazzarrit te Napoli mundtë quhet e përfunduar. Barazimi mes vuajtjesh ndaj Genoas në fundjavë ka bërë që De Laurentiis të humbë...

Kategoria Superiore

Kukësi ndryshoi për të katërtën herë trajnerin, kur deri më tani janë zhvilluar vetëm 24 javë.Verilindorët e nisën sezonin me Rraman Hallaçin, e vijuan...

Champions League

Hakan Calhanoglu ka dhënë një intervistë interesante, gjatë së cilës “harron” për disa momente modestinë. Gjithsesi, 30-vjeçari meriton çdo lëvdatë, pasi është ai truri...

Kategoria Superiore

Erbim Fagu do të jetë trajneri i ri i Tiranës. Pas largoi Julian Ahmatajn, presidenti Refik Halili ka marrë vendimin për t’i besuar stolin...