Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Aubameyang: Më kërkoi Barça, ja si më bindi Arteta

Pierre Emerick Aubameyang ishte një nga emrat më të përfolur për të përforcuar Barçën. Sulmuesi francez, me origjinë nga Gaboni, ishte shumë afër largimit nga Arsenali për në “Camp Nou”, por në fund vendosi të rinovonte kontratën deri në qershor 2023.

Aubameyang dha një intervistë për “Canal + France”, në të cilën ai shpjegon se si ndryshoi mendje dhe vendosi të qëndronte tek “Topçinjtë”.

“Kisha disa oferta, veçanërisht nga Barcelona, ​​por edhe nga klube të tjera. Prioriteti im ishte të qëndroja për dy arsye: e para, për shkak të Artetës, sepse kemi biseduar shumë gjatë izolimit. Ndërsa ishim në shtëpi, folëm disa herë dhe ai më bindi me projektin e tij. E dyta është dashuria për tifozët dhe mbështetja e klubit. Është kaq e thjeshtë.”

31-vjeçari dha detaje nga komunikimi që ka patur me Artetan:

“Ai më tha: “ok”, mund të shkoni. Nuk e di se çfarë po mendon, por mund të shkosh dhe të fitosh në një klub tjetër ose mund të qëndrosh këtu dhe të lësh një trashëgimi tek Arsenali.”

Arteta nuk e bindi vetëm me fjalë. Edhe oferta e Arsenalit me 350 000 stërlina në javë ishte joshëse.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...