Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Aubameyang: Nuk e prisja një Milan kaq të fortë, një lojtar i tyre ma heq trurin

Pierre Emerick Aubameyang ishte një nga autorët e golave në ndeshjen Chelsea-Milan (3-0). Sulmuesi afrikan ndëshkoi ish-ekipin e tij dhe gjeti golin e parë europian me “Blutë e Londrës”.

33-vjeçari ka një të kaluar si milanist. Vite më parë aktivizohej me ekipin e dytë. Pas disa huazimeve, kuqezinjtë e shitën 1.8 milionë euro te francezët e Saint Etienne në janarin e vitit 2012.

Auba komentoi triumfin e rëndësishëm përballë kampionëve të Italisë, emocionet e përballjes me Milanin, ndërkohë që thuri elozhe për Rafael Leaon. “Jemi të lumtur, pasi fituam duke luajtur mirë.

Ishte e mrekullueshme të luaja kundër Milanit pas gjithë këtyre viteve. Më vjen mirë që shënova. Në kohën kur unë isha pjesë e Milanit ishte shumë e vështirë për të gjetur hapësira, pasi ekipi kishte lojtarë të jashtëzakonshëm.

Fitorja? Është e vështirë ta kesh përballë Milanin, ata luajnë realisht një futboll shumë të mirë. Patëm intensitetin e duhur për t’i thyer. Të them të drejtën, unë nuk e prisja një Milan kaq të fortë.

Leao është një futbollist i jashtëzakonshëm, me të vërtetë mbresëlënës. Ai është shumë i shpejtë dhe i fuqishëm, mund të bëjë diferencën në çdo moment të lojës. I pabesueshëm!”, theksoi Aubameyang.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...