Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Aubameyang nuk është gati, Tuchel duhet t’i besojë Brojës

Pierre-Emerick Aubameyang është numri 9 i ri i Chelseat. Sulmuesi gabonez u largua nga Barcelona si pasojë e mbylljes së hapësira në formacionin e Xavi Hernandez ndërsa zgjodhi të rikthehej në Premier League, një kampionat të cilin ai e njeh mirë pasi më parë është aktivizuar me Arsenalin. Megjithatë, sulmuesit do t’i duhet të presë të paktën edhe një javë para se të debutojë me londinezët duke qenë se nga Spanja ka marrë një kujtim të hidhur.

Një grup grabitësish i shkaktuan dëmtime gabonezit që tashmë ka të dëmtuar nofullën dhe trajneri Thomas Tuchel theksoi në konferencë për shtyp se lojtarit duhet t’i përgatitet një maskë speciale.

“Për momentin Aubameyang nuk mund të stërvitet dhe na duhet t’i përgatisim një maskë për t’i mbrojtur nofullën. Besoj se nga java e ardhshme mund të jetë gati”, u shpreh Tuchel që në ndeshjen ndaj Ëest Ham ndoshta duhet t’i besojë më shumë minuta Armando Brojës.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...