FA Cup

Aubameyang përmbys Chelsea-n, Arsenali fiton trofenë dhe pjesëmarrjen në Europa League

Arsenali mbyll me trofe sezonin dhe siguron pjesëmarrjen në Europa League. “Topçinjtë” e Londrës mposhtën 2-1 me përmbysje Chelsea-n në finale e FA Cup, duke u rikonfirmuar specialistët e këtij kompeticioni. Heroi i skuadrës së drejtuar nga Mikel Arteta ishte pa dyshim Pierre-Emerick, autor i një dygolëshi që bëri të pavlefshme rrjetën e Pulisicit, por meritë të veçantë në këtë sukses të “topçinjve” pati edhe Granit Xhaka, një lider i padiskutueshëm në mesfushë, që e shtyu kundërshtarin e tij, Mateo Kovacic, të bënte dy ndërhyrje të gabuara për karton të verdhë, duke i lënë blutë me një lojtar më pak që nga minuta e 73-të.

Plot 14 herë e ka fituar FA Cup Arsenali, si asnjë skuadër tjetër angleze, i ndjekur nga Manchester United me dy trofe më pak (12).

Kjo finale e zhvilluar në Wembley nisi, shumë më mirë për Chelsea-n, që kaloi në epërsi që në minutën e 5-të me Pulisicin, pas një kombinimi të bukur me Giroud. Kundërpërgjigjja e Arsenalit erdhi në minutën e 27-të, me Aubameyang, që shndërroi në gol një 11-metërsh të akorduar nga kryesori edhe pas verifikimit nga sistemi VAR, 1-1.

Golin e fitores Aubameyang e shënoi në të 67-ën, në këtë rast i shërbyer nga Pepe. Edhe në gjysmëfinalen ndaj Manchester City-t, po në Wembley, sulmuesi me origjinë nga Gaboni mundi të realizonte dygolësh.

Pas këtij momenti edhe fati nuk ishte më me Chelsea-n, që fillimisht humbi kroatin Kovacic, pas dy të verdhave, dhe në shtesë Pedron, që u largua i dëmtaur, kur Lampard nuk kishte më mundësi të kryente zëvendësime.

 

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency