Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Audi Cup në SuperSport/ Reali “mat forcat” me Tottenhamin, Bayerni pret Fenerbahcen

Në pritje të fillimit të kampionateve elitare të futbollit europian, Supersport do të sjellë sot për të gjithë shqiptarët dy ndeshje mjaft interesante, të vlefshme për Audi Cup, që zhvillohet në Mynih të Gjermanisë.

Kështu në orën 18:00, në Supersport 2 do të transmetohet sfida Real Madrid-Tottenham, që do të jetë edhe përballja e parë e këtij, ndërsa menjëherë pas saj, në orën 20:30 do të jetë radha e ndeshjes Bayern Munchen-Fenerbahce.

Pritet me mjaft interes performanca e Realit të Madridit në këtë kompeticion, pasi “Los Blancos” kanë bërë një fushatë spektakolare merkatoje, por që ende janë larg formës më të mirë, duke bërë që të hidhen pikëpyetje mbi të ardhmen e Zidane.

Edhe për skuadrat e tjera si Tottenham dhe Bayern Munchen, Audi Cup paraqet një test mjaft interesant, për të parë formën e ekipeve në prag të nisjes së sezonit në kampionatet përkatëse të futbollit.

Audi Cup është një kompeticion ku marrin pjesë çdo vit 4 skuadra dhe zhvillohet brenda dy ditësh, ku të gjitha ndeshjet luhen në stadiumin “Allianz Stadium” të Mynihut.

Kështu pas sfidave të sotme, nesër në orën 18:00 do të përballen humbëset për vendin e tretë dhe të katërt, dhe më pas në orën 20:30 do të jetë finalja, që do të kurorëzojë edhe fituesin.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...