Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

AUDIO/ Veliaj: Me 40 burra fitoj Shqipërinë, jo më FSHF-në. Shakohoxha? Nuk vë dorën në zjarr për veten…

Andi Verçani, drejtori i Departamentit të Komunikimit në FSHF, deklaroi gjatë konferencës së sotme për shtypin se kryetari i Bashkisë Tiranë ka zhvilluar një mbledhje me delegatët me të drejtë vote për zgjedhjen e kryetarit të ri të Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë, aty ku i ka kërcënuar nëse nuk votojnë zotin Eduard Prodani.

Jemi në këtë sallë për 40 vota. 40 vota nga 54 ose 56 që janë nesër, që çfarëdo që të bëjë ai, ne jemi 40 vota, 40 burra. Unë me këtë sallë fitoj Tiranën dhe gjithë Shqipërinë, jo më një shoqatë futbolli. Po të kem 40 burra që janë burra.

Unë e kam marrë përsipër, unë i kam dalë ballë, unë i kam thënë që mua më ke përballë. I thashë dhe _ sot, unë jam përballë. Jo FIFA dhe UEFA, po Jezusi me Muhamedin të zbresin, nuk e ndalin dot këtë.

Nuk ia jap dot lekët e taksave një hajduti. Nuk e bëj dot, nuk ma bën zemra. I vetmi ishull që ka mbetur komplet pa vënë dorë është futbolli, jo si aksioner i Tiranës por si drejtues i qytetit, në qoftë se në shtëpi rri një familjar, kemi një dhomë në shtëpi dhe nuk futemi, po nuk jemi më zot shtëpie, nuk jemi më.

Si mund të ketë një dhomë në këtë shtëpi të madhe të Tiranës që ne nuk kemi akses? Që ne nuk kemi akses?? E rrimë si dele aty. Pyetja është a kemi këtë burrni ta marrim shtëpinë tonë?

A vë unë dorën në zjarr për këta të dy (Prodani dhe Shakohoxha), kurrë në botë nuk e vë dorën për veten time, por ligji, edhe për lali Erin thotë, çdo letër higjienike me faturë, çdo kovë asfalt me faturë. Pra, unë mund të jem më i poshtri, po vetëm fakti që ekziston një sistem që e kontrollon kryetarin e bashkisë, nuk ke nga e luan bythën, se të vjen KLSH, të vjen auditi, të vjen SPAK-u”, shprehet kryetari i Bashkisë së Tiranës.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...