Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Hamburgu barazon me Hanoverin, Augsburgu shkatërron 3-0 Entrachtin e Frankfurtit

Vazhdon të vuajë Hamburgu, ku aktivizohet mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare Mërgim Mavraj (qëndroi gjatë gjithë ndeshjes në stol). Skuadra veriore barazoi 1-1 në shtëpi me Hanoverin, që kaloi në avantazh që në pjesën e parë me Fossum. Pas këmbënguljes së gjatë Hamburgu barazoi me Kostic, ndërsa në shtesë Papadopoulos i vendasve u ndëshkua me karton të kuq. Hamburgu mbetet në vendin e parafundit në Bundesligë me vetëm 17 pikë.

Augsburgu u ngjit disa pozicione në renditje pasi fitoi 3-0 në shtëpi ndaj Eintrachtit të Frankfurtit, që mbetet një rival direkt për zonën europiane. Skuadra bavareze e dominoi përgjithësisht takimin, ndërsa tentativat e miqve në minutat e fundit për të kthyer rrjedhën e ndeshjes rezultuan të kota.
Ja-Cheol Koo i gjendur në kohën dhe vendin e duhur prishi ekuilibrat në rezultat në minutën e 19-të.
Golin e sigurisë vendasit e gjetën në 76-ën me Gregoritsch, ndërsa pak para se gjyqtari të vërshëllente për funditn e takimit Richter volusoi fitoren 3-0 të Augsburgut. Gjithsesi në renditjen e Bundesligës Eintrachti i Frankfurtit pozicionohet një vend më lart me 33 pikë, 2 më shumë se bavarezët.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...