Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Ausilio: Ja pse i hoqëm shiritin Icardit, negociatat për rinovim vazhdojnë

Drejtori Sportiv i Interit, Piero Ausilio është ndalur gjatë për të shpjeguar vendimin e marrë nga shoqëria zikaltër, për t’i hequr shiritin e kapitenit, sulmuesit argjentinas, Mauro Icardi.

Në prag të ndeshjes me Rapidin e Vjenës, në të cilën Icardi refuzoi të vihej në dispozicion të trajnerit, Ausilio pranoi se sjellja e argjentinasit nuk kishte qenë e denjë gjatë kësaj kohe.

“Nuk na ka pëlqyer mënyra se si sillej, për përgjegjësinë që kishte si kapiten, por në shumë raste e kishim toleruar. Megjithatë erdhi një moment që duhej ndërhyrë dhe të gjithë bashkë vendosëm të bëjmë një hap pas, që mendojmë se do të na çojë 10 hapa para në të ardhmen. Nëse je kapiten i një skuadre, por jo vetëm, duhet të tregosh respekt për klubin dhe për gjithë ambientin e punës, gjëra të cilat Icardi i kishte neglizhuar së fundi”, tha Ausilio.

Më pas Drejtori Sportiv theksoi edhe një herë se askush nuk i vë në diskutim aftësitë e argjentinasit në fushën e lojës dhe se negociatat për rinovimin e kontratës së Icardit, do të vijojnë pavarësisht asaj që ka ndodhur.

“Negociatat për rinovimin e kontratës, patjetër që do të vijojnë ashtu siç ne e kemi parashikuar, pasi askush nuk i vë në diskutim aftësitë sportive të Mauros. Thjesht i hoqëm shiritin, pasi sjellja e tij jashtë fushës, nuk ishte në lartësinë e kapitenit të Interit”, deklaroi Ausilio.

Drejtori Sportiv i zikaltërve theksoi edhe njëherë se Icardi nuk kishte probleme fizike, por refuzoi të udhëtonte me skuadrën në Vjenë, ndërsa tha se vetëm pas rikthimin në Milano, shoqëria do të analizojë sjelljen e argjentinasit

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...