Serie A

Ausilio komenton zërat e merkatos për De Vrij dhe Martinez

Drejtori Sportiv i Interit, Piero Ausilio nuk preferoi të hedhë dritë mbi zërat që flasin për një akord mes zikaltërve dhe mbrojtësit holandez të Lazios, Stefan De Vrij.

Këtij të fundit i skadon kontrata në fund të sezonit me bardhekaltrit dhe do të largohet si lojtar i lirë, teksa mediat italiane raportojnë se do të jetë pikërisht Interi, destinacioni i tij i ardhshëm.

“Nuk mund të konfirmoj zërat, pasi unë flas vetëm për lojtarët që kanë një kontratë me Interin. De Vrij për momentin është nën kontratë me Lazion. Sa i përket Lautaro Martinezit, janë hedhur bazat për një transferim, por janë ende edhe shumë detaje për t’u sistemuar”, tha Ausilio, në prag të ndeshjes Napoli-Inter.

To Top