Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Ausilio me mision në Katar, gati të “befasojë” Bayernin për sulmuesin francez

Thuram merr vendimin për të ardhmen
Thuram merr vendimin për të ardhmen

Me Correan që nuk ofron garanci për shkak dëmtimesh, Lukakun që pritet të rikthehet te Chelsea në verë dhe Dzekon me 37 vite mbi shpinë, te Interi janë të dënuar të lëvizin në merkato për të përforcuar sulmin dhe emri i parë i piketuar është ai i francezit Marcus Thuram.

Ky i fundit ishte pranë zikaltërve edhe verën 2021-shit, por gjithçka dështoi për shkak të një dëmtimi, ndërsa tani situata është ndryshe, pasi Thuram ka kontratë deri në fund të sezonit me Borussia Monchengladbach dhe nuk ka ndërmend të rinovojë.

Pikërisht për këtë arsye, shumë klube kanë treguar gatishmërinë ta afrojnë me parametra zero, duke nisur nga vera e ardhshme, teksa në krye të listës është Bayerni i Mynihut, i ndjekur edhe nga Interi.

Zikaltrit kanë bërë një tjetër lëvizje, pasi kanë dërguar në Katar dyshen Zanetti-Ausilio, për të folur nga afër edhe me përfaqësuesit e sulmuesit francez dhe për të bërë një plan që ta sjellin që në janar në Milano.

Kështu te Interi janë gati të ofrojnë 10 milionë euro për të marrë Thuram që në janar, ofertë kjo që i intereson jo pak edhe Borussia Monchengladbach, ndërsa në marrëveshje mund të përfshihet edhe Robin Gosens, i cili nuk po gjen hapësira nën urdhrat e Inzaghit.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...