Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Ausilio me mision të trefishtë, cilët janë lojtarët që ndoqi në Sevilla-Valencia

Tek Interi janë optimistë në lidhje me rinovimin me Milan Skriniar, i cili ndodhet në vitin e fundit të kontratës me klubin italian, por drejtuesit nuk duan të mbetën të papërgatitur dhe kanë piketuar Mouctar Diakhaby si përforcimin për prapavijën.

25-vjeçari është pjesë e Valencias prej vitit 2018 dhe me kalimin e viteve është kthyer në një nga pikat më të forta të skuadrës që drejtohet nga Gennaro Gattuso. Shtypi italian shkruan se Piero Ausilio ka fluturuar drejt Spanjës në mesjavë dhe ka qenë i pranishëm në takimin Sevilla-Valencia (1-1).

Drejtori sportiv i Interit ishte me mision për të ndjekur nga afër performancën e lojtarit me origjinë nga Guinea, të cilit i përfundon kontratë në fundin e sezonit. Drejtuesi i Interit kërkon të arrijë një paraakord me qendërmbrojtësin, por jo vetëm kaq.

Ausilio ka ndjekur më vëmendje edhe dy lojtarë të rinj: Tanguy Nianzou, qendërmbrojtësin dhe shkatërruesin 20-vjeçar të Sevillas, dhe Yunus Musah, mesfushorin 19-vjeçar të Valencias. Tre futbollistët e nisën si titullarë sfidën e La Liga-s.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...