Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Ausilio ‘ndez’ fantazinë e zikaltërve: Bëjmë një blerje të madhe

Drejtori Sportiv i Interit, Piero Ausilio është rikthyer të flasë për objektivin e zikaltërve, trajnerin Spalletti, por edhe planet për merkaton. Ai foli për ndeshjen me Lazion, që do të jetë si një finale për Interin, pasi do të përcaktojë biletën për në zonën Champions.

“Fillimisht duhet të bëjmë mirë me Sassuolon dhe të marrim maksimumin, pastaj të shkojmë në Romë dhe të përballemi me Lazion. Do të jetë një sfidë e bukur, që do të përcaktojë shumë, por që nuk vendos të ardhmen e Interit. Suning ka një projekt konkret për këtë skuadër dhe pjesëmarrja në Champions vetëm sa do të sillte ca miliona më shumë”, tha Ausilio.

Drejtori sportiv i zikaltërve vlerësoi punën e Luciano Spallettit në sezonin e tij të parë te Interi dhe tha se rinovimi me të është vetëm çështje kohe.

“Rinovimi me Spallettin është çështje për mediat, pasi ne i kemi të qarta idetë tona. Kemi një plan rritjeje të skuadrës dhe këtë sezon deri tani kemi marrë 13 pikë më shumë se vitin e kaluar. Jemi të kënaqur me punën e Spallettit dhe të bindur të çojmë përpara atë që nisëm verën e kaluar”, deklaroi Piero Ausilio.

Në prag të merkatos së verës, Ausilio foli edhe për prioritetet e zikaltërve, ndërsa nuk ngurroi të ‘ndezë’ edhe fantazinë e tifozërisë, duke premtuar një emër të bujshëm.

“Prioritet për ne është që duke respektuar disa parametra të dakordësuara me UEFA-n, të mundohemi të përfundojmë blerjen e Cancelos dhe Rafinhës, dy futbollistë që po tregojnë vlerat e tyre në skuadër ashtu si edhe shumë të tjerë. Më pas në verë do të synojmë blerjen e ndonjë emri me peshë, në moshë të re dhe pjesë e ndonjë skuadre të madhe, që do të na sillte eksperiencë dhe entuziazëm. Për qëndrimin e Icardit nuk vë dorën në zjarr, por kemi edhe 3 vite kontratë dhe të dy palët duam të vazhdojmë akoma bashkëpunimin”, tha Drejtori Sportiv i Interit.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...