Merkato

Ausilio nis negociatat me Man. United, Lukaku “i jep asist” nga Australia

Piero Ausilio ka mbërritur në Londër, për t’u takuar me drejtuesit e Manchester United dhe për të diskutuar për herë të parë në tavolinë, mundësinë e transferimit të sulmuesit belg Romelu Lukaku te Interi.

Zikaltrit kanë nisur përgatitjet në Lugano, nën urdhrat e Antonio Contes dhe përpara nisjes në Kinë më 17 korrik, po kërkojnë të plotësojnë organikën, veçanërisht në repartin e sulmit, ku mungon edhe Lautaro Martinez.

Sipas mediave në Itali, Ausilio do të shkojë me një propozim prej 70 milionë eurosh për “djajtë e kuq”, të cilat do të paguhen në 3 këste, 10 milionë për huazimin një vjeçar dhe më pas blerjen e detyruar me dy këste prej 30 milionë eurosh.

Ndërkohë që nuk dihet ende qëndrimi që do të mbajnë drejtuesit e klubin anglez, vetë Romelu Lukaku i ka dhënë një asist Ausilios, pasi nga Australia ku ndodhet në grumbullim, i ka theksuar trajnerit Solskjaer se dëshiron të largohet.

Sulmuesi belg ka shkuar edhe më tej, pasi nuk ka marrë pjesë në stërvitjet e fundit, duke preferuar të punojë në palestër dhe njëkohësisht t’u japë një sinjal të qartë drejtuesve të klubit, se ka ardhur koha të pranojnë propozimin e Interit.

E nëse me Lukakun gjithçka po procedon drejt mbylljes me sukses, paralelisht zikaltrit po punojnë edhe me pistën Dzeko, duke qenë se kanë ngritur ofertën në 12 milionë euro, duke u afruar edhe më shumë me kërkesën e Romës për 18 të tilla.

Megjithatë operacioni final për të marrë boshnjakun, pritet të nisë vetëm pasi të përfundojnë negociatat me Manchester United, për belgun Lukaku.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency