Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Ausilio: Pastore? Interi gjithmonë kërkon më të mirët

Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio, në mënyrë indirekte e pranon se ka interes nga “ziklatrit” për Pastoren, i cili nuk është i kënaqur te PSG dhe mund të largohet nga kjo skuadër që në janar. Sipas tij, mundësitë që të afrohen lojtarë cilësorë në merkaton e dimrit janë të pakta, megjithatë nëse do të ekzistojë ndonjë rast, organika që drejtohet nga Spalletti do të përforcohet.

“Pastore? Ne kemi për detyrë të ndjekim të gjithë futbollistët e rëndësishëm, mirëpo nuk është se me bind merkatoja e dimrit. Ka shumë pak raste ku mund të marrësh lojtarët e duhur dhe rrallë mund ta përmirësosh skuadrën. Nëse do të na ofrohet ndonjë rast i mirë në merkato, do ta vlerësojmë, por për momentin nuk kemi ndonjë emër të veçantë.   

Ausilio shojegoi më pas edhe vendimin për të lejuar largimin e Kongdobias, i cili po shkëlqen te Valencia.

“Vendimin e morëm bashkë me lojtarin. Ai kishte shprehur idenë për të ndryshuar kampionat, sepse kishte bërë mirë edhe me Sevillan në Spanjë. Ne humbëm atë, por jemi shumë të kënaqur me Vecinon, që është një lojtar i madh. Kongdobias i urojmë më të mirën, aq më tepër që mbetet lojtari ynë. Gjithsesi, ne jemi shumë të kënaqur me futbollistët që kemi.”

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...