Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Ausilio: Po punojmë për rinovimin e Lautaros, Conte vazhdon projektin

Festimet për titullin kampion janë ende të nxehta dhe të shtunën futbollistët e Interit pritet të ngrenë lart trofeun, megjithatë drejtuesit kanë nisur menjëherë nga puna për të planifikuar sezonin e ardhshëm.

Këtë e ka pranuar njeriu i merkatos pranë klubit zikaltër, Piero Ausilio, i cili në një intervistë për mediat italiane ka deklaruar se është arritur marrëveshja për rinovimin me Bastonin dhe se shumë shpejt pritet një akord edhe me Lautaro Martinez.

“Kemi shumë lojtarë të rinj me perspektivë, të cilët duam t’i lidhim edhe më fort me klubin. Kemi arritur marrëveshjen për rinovim me Bastonin dhe kanë mbetur vetëm formalitetet. Sa i përket Lautaros, patëm një marrëveshje rinovimi, por më pas ai ndërroi agjent dhe duhet të nisin bisedimet nga e para. Megjithatë jam i bindur që nuk do të kemi problem as në këtë rast”, u shpreh Ausilio.

Sulmuesi argjentinas ka tashmë për menaxher Alejandro Camanon, të njëjtin që përfaqëson edhe emra si Borja Valero e Achraf Hakimi, dhe për më tepër ka marrëdhënie mjaft të mira me klubin zikaltër pasi kanë bashkëpunuar me sukses vitet e fundit, ndaj palët pritet të gjejnë shpejt gjuhën e përbashkët.

Zikaltrit janë gati t’i zgjatin bashkëpunimin deri në verën e 2024-ës sulmuesit nga Argjentina, duke i rritur ndjeshëm edhe pagën, që pritet të prekë shifrën e 4.5 milionë eurove, plus bonuset, ndërsa si kusht është heqja e klauzolës prej 111 milionë eurosh për prishjen e parakohshme të kontratës.

Sa i përket rinovimit të Contes dhe planeve për të ardhmen, Ausilio pranoi se fillimisht do të ketë një ballafaqim me presidentin Steven Zhang, për të parë strategjinë që do të ndjekë klubi, megjithatë premtoi se skuadra do të bëjë më të mirën nga merkato.

“Presim të mbyllim sezonin dhe të ballafaqohemi me situatën. Aktualisht presidenti është i angazhuar për të zgjidhur problemet ekonomike dhe më pas do të diktojë edhe rrugën që do të ndjekim. Sa i përket Contes, nuk kemi folur ende për të rinovuar kontratën, megjithatë jam i bindur që ai dëshiron të çojë përpara këtë projekt”, deklaroi drejtori sportiv i Interit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...