Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Ausilio: Rinovimi me Icardin? Brenda disa ditësh, ose disa muajsh

Pas 6 fitoreve radhazi mes kampionatit dhe Ligës së Kampionëve, Interi po përgatitet për turin e forcës, ku në vetëm 20 ditë do të luajë plot 6 supersfida, 4 prej të cilave në Serinë A dhe dy ndaj Barcelonës për Champions.

Por në të njëjtën kohë me trajnerin, edhe drejtuesit e klubit vijojnë punën për të planifikuar merkaton e ardhshme, ndërsa rinovimi i Mauro Icardit është një çështje që po merr shumë nga koha e Drejtorit Sportiv, Piero Ausilio.

Ky i fundit deklaroi se rinovimi me kapitenin mund të dojë disa ditë, por ndoshta edhe disa muaj, duke pranuar se palët janë sa pranë, aq edhe larg zgjatjes së kontratës së bashkëpunimit mes tyre.

Mediat italiane raportojnë se është arritur tashmë marrëveshja për pagën e re të kapitenit zikaltër, ndërsa çështja që ndan palët, është pikërisht ajo e klauzolës për prishjen e kontratës, me zikaltrit që duan ta heqin, ose ta rritin ndjeshëm dhe me Icardin që kërkon përfshirjen e një dëmshpërblimi prej rreth 130 milionë eurosh.

Gjithsesi, momentalisht koha punon për zikaltrit, por pas muajit Janar, do të kalojë në favor të Icardit, pasi drejtuesit e Interit nuk duan të shkojnë në merkaton e verës me kontratën aktuale, ku rrezikojnë të humbin kapitenin për vetëm 110 milionë euro.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...