Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

Australia bie në fund, medalja e bronztë është e Francës

Medalja e bronztë në botërorin e basketbollit, Kinë 2019, shkon për Francën. Në finalen për vendin e tretë, skuadra e drejtuar nga Vincent Collet fitoi 67-59, edhe pse gjatë pjesës më të madhe të lojës kryesuan australianët,

Franca, e cila befasoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës në çerekfinale, por që u eliminua në gjysmëfinale nga Argjentina, konfirmoi rezultatin e arritur 5 vite më parë.

Patty Mills me shokë, sikurse ndaj Argjentinës, paguan rënien e rendimentit në periodën e fundit të takimit. Deri në mesin e periodës së katërt, Australia kryesoi deri +15 pikë, por më pas gjithçka foli për Francën që jo vetëm barazoi, por e fitoi përballjen me 8 pikë më shumë. De Colo rezultoi pikëshënuesi më i mirë (17 pikë). Vendimtar koshi 3-pikësh i realizuar nga Almicy, që mbylli ndeshjen. Në radhët e Australisë më i miri ishte Joe Ingles me 17 pikë, i ndjekur nga Mills me 15.

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...