Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Australia në Botëror, tregolëshi i Jedinak shuan ëndrrën e Hondurasit (Video)

Australia është përfaqësuesja e 31-të që siguron kualifikimin në finalet e Botërorit “Rusi 2018”. “Socceros” fituan 3-1 ndaj Hondurasit në sfidën e luajtur në “ANZ Stadium” të Sidney-t, teksa takimi i parë kishte përfunduar në barazim pa gola. Në pjesën e parë të dyja skuadrat u treguan të kujdesshme për të mos pësuar gol, por diferenca u bë në pjesën e dytë, me vendasit që kaluan në avantazh në minutën e 54-t me Jedinak direkt nga goditja e lirë. I njëti autor shndërroi në gol një 11-metërsh në minutën e 72-të dhe, për të kompletuar një ndeshje të madhe për kombëtaren e tij, realizoi edhe golin e tretë në minutën e 85-të, po me 11-metërsh. Në minutat shtesë Hondurasi realizoi golin e nderit me Elis, por që nuk vlejti për asgjë. Kjo është herë e pestë që Australia merr pjesë në finalet e Botërorit.

 

Ja 31 skuadrat e kualifikuara deri tani në finalet  e Botërorin “Rusi 2018”:

Europa:

Rusia, Belgjika, Gjermania, Anglia, Spanja, Polonia, Islanda, Serbia, Portugalia, Franca, Kroacia, Suedia, Zvicra, Danimarka.

Amerika e Jugut:

Brazili, Uruguai, Kolumbia, Argjentina.

CONCACAF:

Meksika, Kosta Rika, Panamaja.

Afrika:

Egjipti, Senegali, Maroku, Tunizia, Nigeria.

Azia:

Irani, Japonia, Koreja e Jugut, Arabia Saudite.

Oqeania:

Australia.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...