Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

Australian Open, asnjë problem për Williams, Muguruza e Bouchard

during day two of the 2019 Australian Open at Melbourne Park on January 15, 2019 in Melbourne, Australia.

Asnjë probleme për emrat e mëdhenj në ndeshjet mbetura të raundit të parë të Australian Open për femra. Kështu, ish-numri 1 në botë, Serena Williams, kampione e këtij turneu në vitin 2017, rikthehet me fitore pas dy vitesh. Tenistja amerikane iu imponua 2-0 me sete (6-0, 6-2) gjermanes Tatiana Maria. Një vit më parë Serena nuk mori pjesë në turneun australian, pasi kishte vetëm pak muaj që ishte bërë nënë, ndaj ajo vazhdon të mbetet e pamposhtur në këtë turne, prej dy vitesh.

E nis më këmbën e mbarë edhe tenistja kanadeze Eugenie Bouchard, që mposhti 2-0 me sete kinezen Shuai Peng, duke avancuar në raundin e dytë. Bashkë me të kualifikohet edhe tenistja zvcërane Timea Bacsinszky, që mundi 2-0 (6-3, 6-0) rusen Daria Kasatkina.

Tenistja spanjolle, Garbine Muguruza, numri 4 në botë, fitoi me lehtësi 2-0 (6-2, 6-3) kinezen Saisai Zheng, duke e dominuar lojën në të dyja setet. Nuk zhgënju as Karolina Pliskova, numri 7 në botë, që mundi 2-0 (6-3, 6-2) patrioten e saj Karolina Muchova, ndërkohë që surpriza e vetme ishte eliminimi i bjelloruses Victoria Azarenka, që u mund 2-1 nga rivalja gjermane Laura Siegmund.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...