Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

Australian Open, avancojnë Djokovic, Wawrinka e Zverev, eliminohet Raonic

Shumë pak surpriza edhe në ditën e dytë të Australian Open, grand-slamit të parë të vitit që po zhvillohet aktualisht në Melbourne të Australisë. Eliminimi i Milos Raonic i cili u mposht në 4 sete nga sllovaku Lacko ishte befasia e vetme në sfidat e të martës për raundin e parë. Raonic i cili ka vetëm pak kohë që është rikthyer në fushat e tenisit pas një dëmtimi të gjatë nuk arriti të përballonte forcën dhe gjëndjen e shkëlqyer fizike të Lackos i cili arriti të triumfonte 3-1 me sete duke avancuar më tej.  Gjithçka shumë e lehtë për Novak Djokovic. Ish numri 1 i Botës , aktualisht në një pozicion aspak komod në klasifikimin e ATP pasi renditet I 14-ti, humbi  vetëm 7 game përballë kundërshtarit të tij të raundit të parë amerikanit Donald Young të cilin e mposhti në 3 sete me shifrat 6-1 6-2 6-4 në një ndeshje që zgjati vetëm 1 orë e 52 minuta lojë. Përmbushi të gjitha pritshmëritë edhe numri 8 i Botës zvicerani Stan Wawrinka i cili vuajti disi por në fund arriti të mposhte 3-1 me sete lituanezin Berankis duke u kualifikuar në raundin e dytë. Një ndeshje interesante ishte edhe ajo mes Sam Querrey dhe Feliziano Lopez e cila u fitua lehtësisht nga tenisti amerikan. Nuk zhgënjehu numri 7 i Botës belgu David Goffin i cili edhe pse hasi disa vështirësi mposhti 3-1 me sete gjermanin Bachinger. Të lehtë e pati ndërkohë francezi Gael Monflis me këtë të fundit që kaloi në 3 sete spanjollin Munar. Shkëlqeu nga ana tjetër numri 4 i Botës, gjermani i talentuar Alexander Zverev i cili u kualifikua për në ruandin e dytë të Australian Open pasi mposhti mbi çimenton australiane 3-0 me sete italianin Fabbiano.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...