Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

Australian Open, avancon Federer, në çerekfinale ndaj Berdych

Pas Rafael Nadal, edhe Roger Federer arrin të kualifikohet në çerekfinale të Australian Open. Tenisti zvicëran mposhti pa humbur asnjë set hungarezin Marton Fuscovic, i cili e vuri në vështirësi 37-vjeçarin vetëm në setin e dytë.

Federer ishte gjithmonë nën kontroll të sfidës, por gjithsesi pa u sforcuar shumë, duke qenë i vetëdijshëm që në garë janë ende emra të rëndësishëm si Berdych, Djokovic dhe Nadal. 6-4 u mbyll seti i parë, me Federer që e theu në shërbim kundërshtarin në gejmin e 10-të. Seti i dytë vijoi deri në fund i ekuilibruar, por në “tie break” Federer fitoi 7-3.

Seti i tretë nuk pati shumë histori, sepse Fuscovic u thye dy heë në shërbim, duke humbur 6-2 dhe krejt ndeshjen 3-0 me sete. Në çerekfinale Federer do të përballet me tenistin çek Thomas Berdych, i cili mposhti me të njëjtin rezultat 3-0 italianin Fonigni, që i dha shenjat e dorëzimit që në setin e parë, ku mori vetëm 1 gejm. Dy setet e tjera Berdych i fitoi me të njëjtin rezultat 6-4.

Sa u përket femrave u kualifikua numri 1 në botë, Simona Halep, që dominoi 2-0 me sete (6-3, 6-2) japonezen Naomi Osaka. Nuk zhgënju as gjermania Angelique Kerber, që mundi 2-1 kinezen Su-Ëei Hsieh (6-4, 5-7, 2-6). Avancoi pa probleme edhe Madyson Keys, që mundi 2-0 (6-3, 6-2) Caroline Garcia.

Lajme të tjera

Lajme

Myrto Uzuni udhëhoqi Granadan drejt ngjitjes në La Liga. Në ndeshjen e fundit të LaLiga2, përballë Leganes (2-0), “bomberi” beratas e zhbllokoi rezultatin në...

Bundesliga

Pasi humbën titullin në mënyrë dramatike në shtëpi, lojtarët e Dortmundit të drejtuar nga trajneri Edin Terzic shkuan për t’u përshëndetur me tifozët, të...

Futboll

Kastriotët janë fitues të finales së Sunday League Albania, pasi mundën minimalisht 1-0 Prestige. Skuadra e drejtuar nga trajneri Gentian Verli triumfoi falë një...

Itali

Nasser Al-Khelaifi është i interesuar për një klub italian. Pronari i PSG-së, po mendon të blejë Sampdorian sipas raportimeve të L’Equipe. Skuadra zhvilloi një...