Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

Australian Open, Chung në gjysmëfinale, Kerber kundër Halep

Befason sërish Hyeon Chung. Djaloshi koren, numri 58 në botë, nuk di të ndalet më, kualifikohet në gjysmëfinle të Australian Open, duke mundur në vetëm 2 orë e 34 minuta lojë amerikanin Tennys Sandgren 3-0 me sete (6-4 7-6 6-3). Sfida mes dy surprizave të këtij turneu i ka buzëqeshur tenistit aziatik, që për herë të parë na karrierë renditet mes katër më të mirëve të një turneu madhor, si grand slami australian. Në gjysmëfinale 21-vjeçari do të përballet me fituesin e çiftit Roger Federer – Tomas Berdych.

Sa u përket femrave, kualifikohen në gjysmëfinale dy pretendentet kryesore, Angelique Kerber dhe Simona Halep. Tenistja gjermane kaloi me shumë lehtësi 2-0 më sete, 6-1 dhe 6-2, amerikanen Keys në vetëm 52 minuta lojës, ndërsa rumunia i tregoi forcën çekes Pliskova po 2-0 me sete, 6-3, 6-2. Falë diferencave në fushë, edhe kjo përballje zgjati pak, 1 orë e 13 minuta.

Shorti i vë përballë njëra-tjetrës pikërisht në gjysmëfinale.

Lajme të tjera

Lajme

Myrto Uzuni udhëhoqi Granadan drejt ngjitjes në La Liga. Në ndeshjen e fundit të LaLiga2, përballë Leganes (2-0), “bomberi” beratas e zhbllokoi rezultatin në...

Bundesliga

Pasi humbën titullin në mënyrë dramatike në shtëpi, lojtarët e Dortmundit të drejtuar nga trajneri Edin Terzic shkuan për t’u përshëndetur me tifozët, të...

Futboll

Kastriotët janë fitues të finales së Sunday League Albania, pasi mundën minimalisht 1-0 Prestige. Skuadra e drejtuar nga trajneri Gentian Verli triumfoi falë një...

Itali

Nasser Al-Khelaifi është i interesuar për një klub italian. Pronari i PSG-së, po mendon të blejë Sampdorian sipas raportimeve të L’Equipe. Skuadra zhvilloi një...