Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

Australian Open, Djokovic eliminohet nga numri 58 në botë, Chung

Sensacionale! Novak Djokovic eliminohet nga Australian Open. Në fazën e 1/8-ave “Nole” nuk ia doli përballë koreanojugorit Hyeon Chung, numrit 58 në renditjen ATP, që fitoi pastër 3-0 me sete, 7-6, 7-5 dhe 7-5, në 3 orë e 24 minuta lojë. Chung zhvilloi një ndeshje të madhe, duke përdorur të gjitha armët për të cilat vlerësohej kundërshtari i tij. Dy nga tre setet e fituara i mori me “tie break”, duke e vënë serbin me shpatulla pas muri. Sigurisht që problemet fizike në bërryl të Djokovic patën ndikim të madh, megjithatë nuk i duhet hequr merita koreanojugorit, që në fazën çerekfinale të këtij grand slami do të përballet me Sandgren, i cili mposhti 3-2 me sete, në thuasje 4 orë lojë austriakun Dominic Thiem.

Lajme të tjera

Lajme

Myrto Uzuni udhëhoqi Granadan drejt ngjitjes në La Liga. Në ndeshjen e fundit të LaLiga2, përballë Leganes (2-0), “bomberi” beratas e zhbllokoi rezultatin në...

Bundesliga

Pasi humbën titullin në mënyrë dramatike në shtëpi, lojtarët e Dortmundit të drejtuar nga trajneri Edin Terzic shkuan për t’u përshëndetur me tifozët, të...

Futboll

Kastriotët janë fitues të finales së Sunday League Albania, pasi mundën minimalisht 1-0 Prestige. Skuadra e drejtuar nga trajneri Gentian Verli triumfoi falë një...

Itali

Nasser Al-Khelaifi është i interesuar për një klub italian. Pronari i PSG-së, po mendon të blejë Sampdorian sipas raportimeve të L’Equipe. Skuadra zhvilloi një...