Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

Australian Open, eliminohet Federer, “ok” Nadal e Dimitrov

Roger Federer jashtë Australian Open. Tenisti zvicëran, tashmë 37-vjeç, u eliminua në fazën e 1/8-ave nga greku Stefanos Tsitsipas në një duel maratonë që zgjati thuajse 4 orë. 3-1 me sete për talentin 20-vjeçar, që dy nga tre setet që fitoi i mori me “tie break”, Një eliminim ndoshta i parakohshëm për “Mbretin” Federer, që dështoi t’i shkonte deri në fund trofeut numër 100 në karrierë. Tsitsipas në çerekfinale do të përballet me Bautista-Agut, që mposhti me vështirësi 3-2 me sete Cilicin.

Në herët Rafael Nadal mundi në 1/8-at e finaleve Tomas Berdych me rezultatin 3-0. Dy setet e para ishin një formalitet për numrin 2 të botës, që i fitoi ato 6-0 dhe 6-1. Në setin e tretë, Berdych bëri më shumë rezistencë, por edhe ai u fitua nga Nadal me “tie break”, 7-6.

Kundërshtari i radhës i Nadalit do të jetë amerikani Frances Tiafoe, që befasoi të gjithë teksa eliminoi Grigor Dimitrovin me rezultatin 3-1, pas 3 orë e 39 minutash lojë, pikërisht ditën e 21-vjetorit të tij të lindjes.

Tiafoe fitoi dy setet e parë 7-5 dhe 7-5, ndërsa i treti shkoi në favor të Dimitrovit 7-6. Seti i katërt u fitua sërish nga Tiafoe 7-5, duke u kualifikuar për herë të parë në çerekfinalen e një turneu “Grand Slam” në karrierën e tij.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...