Connect with us

Hi, what are you looking for?

Sport

Australian Open humbet numrin një të botës, tenisti spanjoll nuk merr pjesë

Carlos Alcaraz nuk do të jetë pjesë e turneut të këtij viti në Australian Open. Shkak është bërë një dëmtim në gju, i cili pengon tenistin spanjoll të jetë në formën optimale teksa vetë 19-vjeçari tregon se punoi shumë për të qenë protagonist në Australi, por e ka të pamundur të luajë.

“Isha në më të mirën time, por një dëmtim në përgatitjet parasezonale shkatërroi planet. Ishte një lëvizje jonatyrale. Tani vuaj edhe një problem në gjurin e djathtë. Punova shumë për të qenë në Australian Open, por më duhet të mendoj rikuperimin dhe të shoh përpara”, u shpreh Alcaraz që me dëmtimet nuk ka pasur një periudhë të qetë së fundmi pasi nuk luan një sfidë zyrtare prej datës katër nëntor të vitit 2022.

Sakaq, me humbjen e shansit për të marrë pjesë në Australian Open, Alcaraz humbet edhe shansin për të fituar dy tituj Grand Slam radhazi pasi së fundmi triumfoi në US Open.

Lajme të tjera

La Liga

Real Madrid është futur në garë për shërbimet e Bernardo Silvës. Manchester City ka përcaktuar një klauzolë prej 50 milionë paundësh mbi portugezin, megjithëse...

Serie A

Me Stefano Piolin që ka mbyllur tashmë eksperiencën e tij në pankinën e Milanit dhe pret vetëm fundin e sezonit për t’u larguar, kuqezinjtë...

Featured

Simone Inzaghi, trajneri i Inter-it që sapo fitoi titullin kampion të Italisë deklaroi për mediet pas triumfit 1-2 në derbin ndaj Milan-it se pasioni...

Kategoria Superiore

Asnjë person i interesuar nuk u shfaq në ankandin e parë për shitjen e 66% të aksioneve të klubit të Tiranës, që zotërohen nga...