Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

Australian Open, kualifikohen Nadal, Dimitrov e Cilic

Misioni i Rafael Nadal për të kapur finalen e madhe të Australian Open deri tani po rezulton më i thjeshtë sesa parashikohej. Tjetër fitore 3-0 me sete për numrin 1 të botës dhe favoritin e madh për të triumfuar në grand-slamin e parë të vitit. Spanjolli u kualifikua në raundin e 4-t të Australian Open pasi humbi në total vetëm 5 game në sfidën e tij përballë tenistit nga Bosnje-Hercegovina David Dzhumur. Ndaj numrit 28 në klasifikimin botëror, Nadal bëri gjithçka në mënyrë perfekte duke mbyllur llogaritë me kundërshtarin e tij në 1 orë e 52 minuta lojë me shifrat 6-1 6-3 6-1. Në raundin e 1/8-ave Nadal do të ketë përballë argjentinasin Diego Schwartzman që nga ana e tij eliminoi në 4 sete, ukrainasin Dolgopolov. Vuajti disi por në fund arriti të avanconte më tej edhe Grigor Dimitrov. Numri 3 i botës kaloi në diçka më shumë se 3 orë lojë, 3-1 me sete rusin Rublev dhe tashmë do të masë forcat në një sifdë shumë të vështirë me australianin Nick Kyrgios. Ky i fundit ashtu si Dimitrov mposhti 3-1 me sete francezin Jo Wilfried Tsonga. Nuk fali as Marin Cilic i cili edhe pse dy sete i fitoi në tibreak arriti të mposhte 3-0 amerikanin Ryan Harrison. Te meshkujt avancuan më tej edhe italiani Andreas Seppi, spanjolli Pablo Carreno Busta dhe britaniku Kyle Edmund. Në kategorinë e femrave rezultoi gjithçka shumë e lehtë për ukrainasen Elina Svitolina me numrin 4 të botës që fitoi 2-0 derbin ndaj bashkëkombases Kostyuk duke prerë biletën për në raundin e 1/8-ave të Australian Open. Me shumë vështirësi avancoi më tej edhe spanjollja Carla Suarez Navarro e cilia eliminoi në tre sete estonezen Kaia Kanepi.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...