Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

Australian Open me numër rekord shikuesish

Australian Open që përkon dhe me Grand Slamin e parë sezonal në botën  e tenisit, ka regjistruar një numër rekord shikuesish. Organizatorët e këtij turneu kanë mbetur mëse të kënaqur nga shifrat që u janë paraqitur. 743,667 persona kanë ndjekur nga afër ndeshjet e Australian Open. Për dy javë radhazi “Melbourne Park” ka regjistruar një numër të madh spektatorësh të pranishëm në shkallët e impiantit. Numër rekord ky krahasuar me një vit me parë, konkretisht të turneu është ndjekur nga 20 mijë spektatorë më shumë.

Përballjet e para të Australian Open kanë regjistruar numër të madh spektatorësh, në total numri është 500 mijë. Ndërkohë më datë 20 janar, regjistrohet dhe numri më i madh i shikuesve, 87 mijë persona. Të ardhurat gjithashtu janë mbresëlënëse. 210 milionë euro të arkëtuara, shifër kjo që u reflektua edhe të shpërblimi që organizatorët kishin rezervuar për tenistët pjesëmarrës në Grand Slamin e parë sezonal, Australian Open 2018, i fituar nga zvicerani, Roger Federer.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...