Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

Australian Open, Nadal e nis mbarë, eliminohet Ferrer

Rafael Nadal nuk zhgënjen në raundin e parë të Australian Open. Numri 1 në botë kaloi me lehtësi me rezultatin 3-0 (6-1, 6-1, 6-1) Victor Estrellas, duke treguar një formë  të mirë.

Kalon në raundin e dytë edhe australiani Nick Kyrgios, që fitoi me të njëjtin rezultat 3-0 (6-1, 6-2, 6-4) ndaj Rogerio Silvan.

Surpriza e parë, nëse mund të quhet kështu, ishte eliminimi i spanjollit David Ferrer 3-2 me sete nga Andrey Rublev, ndërsa francezi Gilles Simon iu imponua 3-0 Marius Copil. Jo-Wilfried Tsonga gjithashtu mposhti pa shumë vështirësi 3-0 Kevin King, ndërsa Ivo Karlovic eliminoi Laslo Djere, duke fituar 3-0. Tenistët e tjerë që kualifikohen në raundin e dytë janë Cilic, Mayer, Sousa, Seppi, Istomin etj.

Sa u përket femrave bie në sy eliminimi i Venus Williams nga Bencic që në raundin e parë me rezultatin 2-0 (3-6, 5-7).

Lajme të tjera

Kombëtare

Mjaft i dëshpëruar u shfaq trajneri Sylvinho në intervistën për SuperSport, pas humbjes minimale në Poloni. Trajneri brazilian nuk i kurseu komplimentet për atë...

Premier League

Tottenham shkarkon Conten. Lajmi ishte në ajër prej ditësh por mbrëmjen e të dielës ka ardhur edhe zyrtarizimi i prishjes së bashkëpunimit mes palëve....

Euro 2024

Shqipëria e nis me humbje edicionin e ri të kualifikueseve të Euro 2024, duke u mundur minimalisht 1-0 në Varshavë. Një gol i shënuan...

Euro 2024

Kombëtarja shqiptare do të nisë rrugëtimin drejt Gjermani 2024 përballë Polonisë në Varshavë.. Trajneri Sylvinho dhe Sokol Cikalleshi, dolën në konferencën e zakonshme për...