Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

Australian Open, Nadal në çerekfinale, Wawrinka “thyen” Medvedev!

Rafael Nadal është çerekfinalisti i fundit i Australian Open. Në grand slam-in e parë të vitit që po zhvillohet aktualisht në Melbourne raundi i 1/8-ave u mbyll me suksesin e spanjollit ndaj Nick Kyrgios, 3-1 me sete me shifrat 6-3 3-6 7-6 7-6. Në çerekfinale Nadal do të ketë përballë austriakun Dominic Thiem. Ky i fundit mposhti lehtësisht 3-0 me sete francezin Gael Monflis me shifrat 6-2 6-4 6-4. Një biletë për në fazën e 8-të më të mirë e siguroi edhe zvicerani tjetër Stanislas Wawrinka. Tensti helvet mposhti pas një ndeshjeje shumë të luftuar 3-2 me sete talentin rus Daniil Medvedev. Wawrinka festoi pas një beteje që zgjati 3 orë e 30 minuta dhe tanimë do të masë forcat në çerekfinale me gjermanin Alexander Zverev, i cili nga ana e tij kaloi lehtësisht rusin tjetër Rublev në një sfidë të dominuar dhe të fituar pastër 3-0 me të njëjtin rezultat setesh 6-4.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...