Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

Australian Open, Nadal shuan ëndrrën e Tsitsipas, Osaka-Kvitova finalja e femrave!

Mrekulla me emrin Stefanos Tsitsipas përfundon në gjysmëfinale. Rafael Nadal është finalisti i parë i Australian Open. Tenisti spanjoll mundi në gjysmëfinale grekun Stefanos Tsitsipas me rezultatin 3-0, me sete 6-2, 6-4 dhe 6-0, ndeshja zgjati një orë e 46 minuta.Tsitsipas konsiderohet si e ardhmja e tenisit, pasi është 20 vjeç dhe është cilësuar si një tenist mjaft i talentuar dhe që pritet të ngjisë majat në vitet e ardhshme ndërsa në Australian Open nxorri jashtë nga turneu zviceraninin Roger Federer. Gjithsesi talenti i tij nuk u konsiderua nga Nadal, i cili ia bëri më të thjeshtë vetes kalimin në finale. Kjo është hera e 25-të që spanjolli shkon në një finale Grand Slam, për më tepër që këtë herë u kualifikua pa humbur asnjë set.Finalja do të zhvillohet të dielën, më datë 27 dhe Nadal pret të mësojë kundërshtarin mes rivalëve Djokovic dhe Pouille që do të ndeshen nesër në 9:30 në gjysmëfinale.

Te femrat është përcaktuar çifti finalist. Të shtunën do të përballen mes tyre për trofeun e Australian Open numri 4 i botës dhe fituesja e grand slamit të fundit të vitit të kaluar, japonezja Naomi Osaka dhe tenistja nga Republika Çeke Petra Kvitova e cila renditet e 6-ta në botë. Osaka në gjysmëfinale mposhti 2-1 me sete çeken tjetër Karolina Pliskova ndërkohë që Kvitova mposhti pastër 2-0 me sete amerikanen Collins.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...