Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

Australian Open, rriten shpërblimet për Slam-in e parë të vitit!

AMBIENCE TENNIS , AUSTRALIAN OPEN, MELBOURNE PARK, MELBOURNE, VICTORIA, AUSTRALIA, GRAND SLAM, HARD COURT, OUTDOOR, ITF, ATP, WTA, 2018, ASIAN SLAM © TENNIS PHOTO NETWORK

Rriten shpërblimet për turneun e parë të madh të vitit, Australian Open. Drejtuesit e turneut hapës Slam të sezonit, që zhvillohet si zakonisht në muajin janar e kanë cuar në plot 49,2 milionë dollarë shumën me të cilën do të shpërblehen të gjithë sportistët pjesëmarrës në edicionin e ardhshëm të këtij turneu, duke stimuluar sidomos tenistët që marrin pjesë në raundet e para të këtij kompeticioni. Organizatorët me të drejtë vendosën për të shtuar vlerën e parave më të cilat do të shpërblehen sportistët në fazat e para të këtij aktiviteti, ku bie në sy përvec të tjerave pikërisht një përmirësim i dukshëm edhe për të gjithë tenistët që do të eliminohen që në ditët e para në Melbourne Park.

Shuma e përgjithshme që do të shkojë në llogaritë e tenistëve apo dhe tenisteve që do të marrin pjesë në turneun e ardhshëm është rritur me 14%, krahasuar me edicionin e fundit, duke e cuar këtë shifër në 71 milionë dollarë australianë, pra në afërsisht 49,2 milionë dollarë amerikanë. Kështu sportisët që do të eliminohen që në turin hapës do të përfitojnë 20% më shumë, ndërkaq tenistët që do të largohen që në ndeshjen e parë të fazës kualifikuese do të kenë një rritje me gati – gati 1/3 e shpërblimit. Drejtori i turneut Craig Tiley deklaroi se organizatorët e turneut Australian Open janë të përkushtuar për të përmirësuar në maksimum jo vetëm kushtet por gjithashtu edhe mënyrën e shpërblimit për të gjithë sportistët pjesëmarrës, natyrisht me qëllimin për të patur një turne sa më cilësor. Tiley theksoi se objektivi ishte pikërisht për të përmirësuar formën e shpërblimit për raundet e para, si në “singles” ashtu edhe në lojën dyshe. Një vendim i tillë u mor gjithashtu për t’iu ardhur në ndihmë në aspektin ekonomik edhe lojtarëve të rangjeve të ulëta, e një rritje e tillë sigurisht që shton edhe motivimin e vetë lojtarëve që në ndeshjet e para të këtij aktiviteti.

Vlen të theksohet fakti që ka patur një rritje gati të papërfillshme për sportistët që do të fitojnë turneun, si për meshkuj ashtu edhe për femra, megjithëse si c’dihet të dyja gjinitë në fund shpërblehen njësoj. Në këtë mënyrë kampionët e vitit 2020 në Australian Open do të përfitojnë 2,85 milionë dollarë, ndërsa tenistët që do të largohen që pas raundit hapës të sfidave kualifikuese do të marrin nga një cek me 13.840 dollarë, ndërkaq sportistët që do të hyjnë në shortin e përgjithshëm por që do të eliminohen që në turin e parë do të shpërblehen me një shifër të paimagjinueshme deri më sot, plot 62.300 dollarë amerikanë. Edicioni i 108 i Australian Open do të zhvillohet nga data 20 janar e vitit të ardhshëm deri më 2 shkurt dhe do të mbahet si zakonisht në Melborne Park.

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...