Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Australinë e ndihmon VAR-i për t’i marrë pikë Danimarkës

Danimarka nuk e shfrytëzon mundësinë përballë Australisë për të siguruar kualifikimin për në fazën e 1/16 të Botërorit. Përfaqësuesja nordike barazoi 1-1 me Australinë në sfidën e dytë në Grupin C të zhvilluar në “Cosmos Arena” të qytetit të Samaras, pa qenë e aftë të ruante epërsinë e arritur që në minutën e 7-të nga Eriksen, pas një kombinimi të bukur me Jorgensen. “Socceroos” u erdhi në ndihmë VAR-i në minutën e 38-të, me gjyqtarin spanjoll Lahoz që akordoi një 11-metërsh pas prekjes së topit me dorë nga Poulsen.

Nga pika e bardhë ekzekutoi saktësisht Jedinak, me skuadrat që iu drejtuan dhomave të zhveshjen në barazim 1-1.

Ky rezultat mbeti i pandryshuar, edhe pse gjatë pjesës së dytë australianët ushtruan më shumë presion për të gjetur golin e fitores, por që nuk erdhi.

Ky ishte barazimi i katërt në ndeshjet e deritanishme të Botërorit dhe i treti me shifrat 1-1. Danimarka me këtë barazim është më pranë kualifikimit, por edhe Australia ka shanse, edhe pse minimale, për të vijuar më tej.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...