Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Austria “treni i fundit” për Shqipërinë U21, Kosova udhëton në Angli

Kombëtarja U21 e Shqipërisë do të luajë sot në orën 16:00 ndeshjen e katërt eliminatore të Europianit 2012, përballë Austrisë në stadiumin “Niko Dovana” të qytetit të Durrësit.

Kuqezinjtë e Alban Bushit kanë sot “trenin e fundit” për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim, pasi në ndeshjet e mëparshme kanë marrë dy barazime dhe një humbje, duke qenë në kuotën e 2 pikëve.

Sot në Durrës vetëm fitorja rikthen në garë 21-vjeçarët, për të shpresuar për kualifikim, teksa çdo rezultat tjetër minimizon shanset e tyre për të pretenduar një kualifikim të mundshëm.

Po për të njëjtin grup, në orën 20:45 të mbrëmjes, në “KCOM Stadium” të Hullit, 21-vjeçarët e Kosovës do të përballen me bashkëmoshatarët e tyre ët Anglisë, një sfidë që i paraprin ndeshjes mes përfaqësueseve të mëdha nesër në mbrëmje.

“Dardanët” e kanë nisur mjaft mirë këtë fushatë eliminatoresh, duke marrë 6 pikë në dy ndeshjet e para dhe momentalisht janë në krye të renditjes, ndërsa anglezët kanë vetëm 3 pikë, pasi kanë fituar të vetmen ndeshje që kanë luajtur.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...